Drenas, të gjitha shkollat pajisen me çanta emergjente

Komuna e Drenasit njofton se në kuadër të projektit “Avancimi i përshpejtuar i cilësisë së arsimit – Strategjia 5 vjeçare e arsimit parauniversitar në Komunën e Drenasit”, janë shpërndarë çantat emergjente për të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit.

Sipas njoftimit përveç çantave emergjente, për të gjithë mësimdhënësit e Edukatës Fizike, u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes në programin e trajnimit katër ditor “Pedagogjia e Edukimit Psiko – Social dhe Shëndetësor” të udhëhequr nga Phd.Cand. Rilind Obërtinca.

Tutje nga Komuna e Drenasit thonë se Drenasi është komuna e vetme në Kosovë e cila ka shpërndarë Çanta Emergjente për të gjitha institucionet edukative dhe arsimore.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, prezent ishin edhe Muhamet Gjoka – Drejtor i DKA dhe Nehat Mustafa – Drejtor i QAPA. /Kosova.info/

Go to TOP