Drejtori i Policisë së Tiranës: Ndërhymë pas thirrjes me telefon nga drejtuesit e PD, dy të lënduar

Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika ka folur për mediat në lidhje me situatën në selinë blu pas largimit të protestuesve. Ai tha se deri më tani janë lënduar një protestues dhe një punonjës policie. Panganika tha se kanë ndërhyrë pas kërkesës me telefon nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike.

“Oborri te selia e PD konsiderohet vendngjarje dhe policia e Shtetit në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës do kryejë hetime në bazë të lifjit. Ata që kanë përdorur akte dhune do mbajnë përgjegjësi para ligjit. Nuk e di ku ndodhet Lulzim Basha.

Nuk e kemi transportuar. Një punonjës policie dhe një qytetar janë të lënduar lehtë. Nuk e di kush e ka hedhur gazin. Do ta verifikojmë. Hyjmë në momentin kur e pamë që rrezikohet jeta.

Pati një kërkesë nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike me anë të telefonit.  Rrezikohej jeta e çdo qytetari. Situata do qetësohet. Ne do të kryejmë veprimet e duhura dhe pastaj do të largohemi”, tha ai.

Go to TOP