Drejtori i fabrikës së dronëve ushtarakë falënderon Kurtin për vizitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stamboll, vizitoi fabrikën e prodhimit të dronëve ushtarakë, Baykar, ku u prit nga drejtori ekzekutiv, Haluk Bayraktar dhe Drejtori i Teknologjisë, Selçuk Bayraktar.

Drejtori Haluk Bayraktar ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën.

“Jemi të nderuar me vizitën tuaj. Teknologjia jonë e avancuar forcon aftësitë tona mbrojtëse dhe kontribuon në paqen dhe sigurinë rajonale. Së bashku, ne do të punojmë për mbrojtjen e paqes dhe për të nxitur partneritete të qëndrueshme”, ka shkruar ai në ‘X’. /Kosova.info/

Go to TOP