Donald Veshaj flet për herë të parë për djalin e Bora Zemanit

Aktori Donald Veshaj i cili tashmë udhëheq emisionin “Më lër të flas” këtë javë të ftuar e ka pasur moderatoren Donja Mema e cila ndër të tjerash ka folur për shtatzëninë e saj.

Në bisedë e sipër Mema e ka pyetur aktorin në rast ka plane për ndonjë fëmijë.

“Po ti ke ndonjë plan për vete për ndonjë bebe tani afër që mos të ta marrim ty?”-pyeti Dojna, ndërsa Donaldi ka habitur përsëri me përgjigjen e tij duke thënë: “Po ska gjë se e kam dhe një tjetër më të mirë.” Menjëherë përgjigja e tij është lidhur me djalin e Bora Zemanit, të cilin e ka nga lidhja me Dj Vin Velin.

Donaldi nuk ka folur më parë në lidhje me djalin e moderatores dhe pavarësisht as kësaj here se ai nuk përmendi emra, mimikat dhe përgjigja e tij u përkthyen nga fansat si një deklaratë e tij për Borën dhe djalin e saj.

Fragmenti është shpërndarë menjëherë nga fansat në rrjetet sociale, ku kanë shpërthyer edhe komentet. Pothuajse të gjithë komentuesit janë të të njëjtit mendim teksa etiketojnë Borën në seksionin e komenteve.

@welcome_to_albania @borazemani @romeoveshaj @donaldveshaj95 #foryoupage #funnyvideos #viral #viralvideo #donaldveshaj #perputhen_tch #perputhen #foryou #borazemani #capitalt #perputhen #melerteflas #romeoveshaj #fyp ♬ Love nwantiti x Habibi DJ Gimi O Albanian remix – Sxsryion21 ❧
Go to TOP