Dogana mblodhi 1 miliard e 531 milionë euro gjatë vitit 2022

1 miliard e 531 milionë euro janë mbledhur nga Dogana e Kosovës gjatë vitit 2022.

Kështu bëri të ditur drejtori i Përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu, me ç’rast tha se viti i kaluar ka qenë më i suksesshëm se viti 2021,.

Në konferencë për medie të premten, Llugaliu deklaroi se të hyrat e vitit 2022 janë 154 milionë euro më shumë se viti paraprak. Megjithatë, ai tha se se rritja e të hyrave është edhe si rezultat i inflacionit, rritjes së çmimeve të produkteve.

Tutje ai shtoi se importi nga Serbia vitin e kaluar ka qenë 370 milionë euro. Ndërsa, Kosova ka importuar më shumti nga Turqia. 

Go to TOP