Distria Krasniqi shkon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

Distria Krasniqi ka shkuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovare e mposhti në çerekfinale me Ippon xhudisten nga Qipro, Sofia Asvesta.

Kampionia olimpike e dominoi kundërshtaren dhe fitoi pa problem në rrethin e dytë, derisa atë të parë e kishte kaluar pa luftë.

Krasniqi me këtë rast e siguroi medaljen e bronztë, ndërsa tash do ta kërkojë finalen, në mënyrë që ta fitojë të artën. 

Go to TOP