Flirti diplomatik serb: UB ndan titullin doktor nderi për vëllanë e kancelarit gjerman

Jens Scholz, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Kiel, Gjermani dhe vëllai i kancelarit Olaf Scholz, u bë doktor nderi i shkencave në Universitetin e Beogradit, raporton Kosova.info.

Scholz është një anesteziolog i njohur gjerman i cili u dallua edhe gjatë pandemisë së koronavirusit.

Me propozim të Këshillit mësimor-shkencor të Fakultetit të Mjekësisë dhe me vendim të Senatit fitoi titullin doktor nderi në Serbi. Me ftesë, Scholz do të mbajë leksione në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd. 

Rektori i Universitetit të Beogradit, dr. Vlada Gjokiq, ia dorëzoi këtë mirënjohje Sholcit, pas së cilës mbajti një ligjëratë për të pranishmit në Sallën e Rektorit.

Është i habitshëm fakti që këtë mirënjohje ia dorëzoi rektori në vend të dekanit të Fakultetitë të  Mjekësisë e cila vetë  propozoi tia ndaj këtë mirënjohje. Rektori i universitetit të Beogradit është  i afërt me pushtetin aktual në qeverisje në Serbi, pavarësisht që nuk është anëtarë i SNS.  Ai ishte emëruar më 2014 në grupin punues për kontrollin e projektit të planit të hapësirës  të rajonit me destinacion të veqantë “Beogradi në ujë” për të cilën pati shumë reagime.  

Vitin e kaluar një grup profesorësh së Universitetit të Beogradit përmes një letre publike kanë akuzuar ish ministrin e arsimit Mladen Sharqeviq se në takim me dekanët e fakultetit dhe drejtor të instituteve kanë lobuar për zgjedhjen e Gjokiqit për rektor. Sharqeviq i cili është këshilltar i veqantë i kryeministres aktuale, ka hedhur poshtë këto akuza, por kishte shprehur qëndrimin personal  se më shumë do ta preferonte Gjokiqin për rektor duke theksuar se reformat në arsim do të ishin më të suksesshme. Për herë të parë në historinë e universitetit në Beograd ka ndodhur që Këshilli të votoj të kundërtën e vendimit të Senatit për kandidaturat. Thuhet se gjatë mandatit të ish rektores dhe kundër kandidates Ivanka Popoviq ,  është anuluar doktorati i ministrit të financave Sinisha Mali kur është konstatuar se fjala është për plagjiaturë.  Kur ishte zgjedhur rektore Popoviq kishte dhënë disa premtime nga të cilat njëra ka qenë zgjidhja e problemit me doktorate të kontestuara. Ajo asnjë premtim nuk e la të papërmbushur.  Dhe kjo dëshmon pse kjo kishte humbur zgjedhjet.

Nuk është i çuditshëm fakti që ndarja e kësaj mirënjohje për vëllan e kancelarit është bërë për interesa diplomatike marrë parasysh takimin e fundit të kancelarit gjerman me presidentin e Serbisë ku këtij të fundit prerazi i tregoi dy kushtet e anëtarësimit në BE, sanksionet ndaj Rusisë dhe njohjen e Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP