Disa nga ushqimet që iu ndihmojnë ta kaloni stresin

Stresi, frika dhe ankthi janë të pranishëm në jetën e pothuajse çdokujt, varësisht prej rrethanave.

Dikush me shumë e dikush me pak kalon në momente, ditë ose periudha të jetës me të vështira.

Por, cila është mënyra më e mirë për të përballuar stresin?

Dietologia, Lovneet Batra, ka treguar disa nga ushqimet të cilat mund të ndihmojnë të kaloni stresin me lehtë.

Sipas saj ushimet e pasura me Omega 3, ushqimet me magnez dhe kalium dhe vitamina D janë mënyra më e shëndetshme e tejkalimit të stresit.

“Ankthi është një gjendje e përhapur, që prek miliona njerëz në mbarë botën. Simptomat ndryshojnë, dhe disa njerëz i përjetojnë ato vetëm herë pas here. Në shumë raste, mjekimi shpesh kërkohet si kursi kryesor i trajtimit. Por, ka disa ushqime që mund të hani që mund të ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe të ulin ashpërsinë e simptomave tuaja, kryesisht për shkak të vetive të tyre të rritjes së trurit”- ka thënë Batra.

Dietoloigia Lovneet po ashtu shtoi se marrja e rrezeve të diellit për afro 15 minuta në mëngjes është formë e mirë e përballimit të stresit.

Go to TOP