Digjet prej ditësh deponia ilegale e mbeturinave në Kodrën e Trimave

Një deponi ilegale në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, është kthyer në shqetësim për Zjarrfikësit e Prishtinës.

Kjo pasi zjarrfikësit po ballafaqohen prej disa ditësh me zjarrin që e ka kapluar këtë deponi ilegale.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi. Ai tha se zjarri ka prekur edhe barin e shkurret.

“Qe disa ditë po ballafaqohemi me zjarr në deponi ilegale të mbeturinave që është krijuar rreth rrugës së panairit. Zjarri ka përfshi edhe sipërfaqe me bari dhe shkurre. Ekipet janë duke u marrë me shuarjen e këtij zjarri”, tha ai.

Ndërkohë, komandanti Gashi ka theksuar se ditët e fundit ka një rritje të intervenimeve në zjarret fushore malore në zonën e Prishtinës.

Vetëm gjatë ditës së sotme zjarrfikësit e kryeqytetit kanë intervenuar në gjashtë raste të zjarreve në këto terrene.

Go to TOP