Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
Për të 17-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Edhe një herë dështoi formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 10:30.
Në fillim të seancës, deputetët nderuan me një minutë heshtje veprimtarin Ukshin Hoti në 26-vjetorin e zhdukjes së tij.
