Rajoni

Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi – tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave

Të qara, panik, situatë kaotike dhe vrasës që qëllon në mënyrë të rastësishme, kështu ishte dje në Cetinje, thotë gazetarja e Radio Malit të Zi, Milena Stanojeviq, e cila dje raportoi për tragjedinë në të cilën mbetën të vrarë 11 persona.

Milena dje ka qenë në skenën e tragjedisë më të madhe në historinë e re të shtetit malazez dhe më pas ka qenë në një detyrë pune.

“Situata ishte kaotike, gratë qanin, njerëzit ishin në panik, thoshin se burri ishte i armatosur dhe qëllonte çdo kënd që i dilte përpara”, thotë Milena për TVCG.

Ajo u përpoq të thoshte se duhet t’i afrohej vendit të ngjarjes për të parë se çfarë po ndodhte, por policia nuk e lejoi.

Ka qenë e rëndësishme, thotë ajo, të qëndrojmë e qetë për të kontrolluar informacionin, sepse nuk kishte zyrtarë nga policia.

“Nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar nga prokuroria dhe policia deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme”, kujtoi Milena.

Cetinjasit edhe sot janë në mosbesim, mëngjesin e sotëm në kryeqytet ka heshtje dhe trishtim, sepse fjalët, thonë, janë të tepërta.

Ndërkohë, një burrë ka folur për vrasësin, raporton index.hr.

“Ai ka gjuajtur mbi 100 plumba. Ai ka qëlluar me karabinë”, tha një banor i zonës.

Si shkak të masakrës, qytetari tha se vrasësi së fundmi ka blerë një kamera të sigurisë dhe ka parë që dikush po i vidhte sende nga oborri.

“Ishte gjakftohtë, nga një familje e ndershme. Kush e di se kë vrau”, tha burri.

Një koleg i Boriloviqit deklaroi se “Vuk ka punuar në Parkun Kombëtar për më shumë se pesë vjet dhe ka qenë shef i shërbimit të higjienës mjedisore, i ngarkuar me rregullimin e parkut, ka qenë një njeri i zellshëm dhe punëtor, por së fundmi vërehej se kishte i tërhequr, ai ishte si një ujk i vetmuar. Vinte në punë, bënte atë që duhej dhe më pas izolohej duke u distancuar nga kolegët. Ai ishte një koleg dhe një mik që bëri gjithçka në jetë për të ndihmuar ata që i donte”, tha për Pobjeda. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort