Deschamps tregon pikat e forta të Francës

Franca ka nisur këtë Kampionat Evropian me këmbë të mbarë, ku tani ka arritur në gjysmëfinale.

Asaj i duhet të fitojë edhe dy ndeshje për tu shpallur kampione.

E trajneri i Francës, Didier Deschamps, i ka treguar pikat e forta të skuadrës së tij, ku nuk la pa përmendur edhe lojtarët më kyç.

“Spanja gjithmonë e ka pasur aftësinë për të kontrolluar lojën. Mesfusha është një nga pikat e tyre të forta, me Rodrin aty, janë skuadra që e ka kontrolluar më së miri topin në këtë turne. Yamal dhe Williams janë lojtarë që kanë karakteristika të ndryshme dhe kjo bëj që Spanja të ketë më shumë cilësi se skuadra e së kaluarës”, tha Deschamps.

“Mendoj se Mbappe do të jetë nga fillimi. Duhet të mësohemi me këto kushtet e reja. Ai duhet të bëjë gjithçka për të qenë në maksimumin e tij. Duhet të përshtatet edhe me maskën”.

“Maignan është portier i nivelit të lartë. Ka prani të shkëlqyer në portë, por gjithashtu është shumë i aftë në lojën në ajër dhe në tokë. Bën shumë mirë edhe në lojën me këmbë”.

Go to TOP