Deputeti i VV-së del me thirrje për opozitën për çështjen e presidentit: Le ta kërkojmë bashkë një emër nga bota jopolitike

Deputeti i VV-së Vigan Qorrolli, ka bërë thirrje ndaj opozitës që të bashkëpunojë për zgjedhjen e një presidenti konsensual, jashtë radhëve partiake.

Ai ka theksuar se presidenti duhet të jetë figurë unifikuese, mbi interesat politike dhe përplasjet partiake, duke propozuar gjetjen e një personaliteti me integritet të lartë moral dhe institucional.

Qorrolli ka thënë se Kosova ka shumë figura të denja jashtë politikës dhe se zgjedhja e një presidenti të tillë do të dëshmonte pjekuri shtetërore dhe konsensus politik në interes të Republikës.


Go to TOP