Dëmtohen xhamat e dy kafeneve si pasojë e një shpërthimi në Mitrovicë

Në orët e para të së premtes, ka ndodhur një shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku si pasojë, janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi  janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, ka thënë ai.

Go to TOP