Deputetja e PDK-së tall deklaratën e kryeministrit Kurti për minatorët e Trepçës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti në lidhje me minatorët e Trepçës. Në një postim në Facebook, Deliu-Kodra kritikoi qeverinë për numrin e madh të të emëruarve politikë, krahasuar me punët e pakta që po kryhen në terren.

“Një deklaratë më e saktë do të ishte kjo: Duket se ka tepër shumë të emëruar politik në këtë qeveri, për punët e pakta që po shihen mbi tokë!”, ka shkruar ajo.

Deklarata e Deliu-Kodrës vjen pasi qeveria e Kosovës vendosi të ndajë 4 milionë euro për mbështetjen e ndërmarrjes Trepça.

Megjithatë, Kryeministri Kurti në adresimin e tij mbi këtë vendim theksoi se, “Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka,” duke lënë të kuptohet për mundësinë e shkurtimeve të vendeve të punës në Trepçë. /Kosova.info/


Go to TOP