Deputetja Deliu-Kodra i thotë zëvendëskryeministrit Bislimi: E turpshme videoja e LVV-së

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka thënë zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, se ishte e turpshme videoja që e ka publikuar Vetëvendosje.

Zëvendëskryeministri Bislimi, i cili është ftuar për të raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, është kritikuar nga deputetja e PDK-së, Deliu Kodra për videon e publikuar nga LVV.

“Po e shihni që opozita s’po ju pengon. Po e fajësoni opozitën për dështimet tuaja kur keni dy vite në qeveri”, i ka thënë Deliu Kodra, zv/kryeministrit Bislimi.

Go to TOP