Dedikimi i veçantë i bashkëshortit për Gentën: Nuk kam qenë me ty që kur ke lindur, por të premtoj tani derisa të vdes

Genta Ismajli sot ka festuar ditëlindjen e saj të 38-të.

Me rastin e ditëlindjes ajo ka pranuar shumë urime nga miqtë, familjarët, ndjekësit dhe fansat e saj.

Por një të veçantë këngëtarja e ka pranuar nga bashkëshorti i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta.

Përmes një imazhi nga fotosesioni të Gentës bashkë me binjakët, ka shkruar fjalët më të bukura.

“Je më e bukura nga befasitë që na bën ndonjëherë, je mrekulli, dua gjithçka që ekziston me ty. Unë nuk kam qenë me ty që nga momenti që kur ke lindur. Por të premtoj për gjithçka që tani e tutje deri sa të vdes çdo ditë do të të them urime ditëlindjen”, ka shkruar ai.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të duam shumë. Ivy & Icon dhe Usta”, vazhdoi tutje ai.

Ndryshe Genta ka festuar ditëlindjen e parë si nënë.

Go to TOP