Syla: Mbështetja e Qeverisë me nga 100 euro ka logjikën e vitrave, Kurti po bëhet hor me këto politika
Gazetari Valon Syla se me 100 milionë euro, Qeveria Kurti ka pasur mundësi ta zgjedh problemin e ujit të pijshëm.
Syla tha se e keqja e kësaj mbështetjeje të Qeverisë është se kjo vlen vetëm për 1 muaj, pra sipas tij, është një logjikë e vitrave.
Ai thotë se sa më shpejt që largohet Kurti nga Qeveria do të jetë më mirë edhe për qytetarët edhe për të, pasi sipas tij, Kurti po bëhet hor me këto politika.
“Është një logjik e vitrës, që e ka bërë sa për të dalë nga një vit pa bërë pothuajse asgjë. Pra me 100 milionë kish mujt krejt problemin e ujit të pijshëm me zgjidh. E keqja e krejt kësaj është që është 1muaj, jepen në prill edhe ditën e mirë. Pra si me dasht me jau qit nga një iftar, se një familje 5 anëtarësh, sa i llogarit edhe vitrat xhamia, i bjen përafërsisht 100 euro. Sido që të jetë, kjo tregon edhe mungesë të idesë, tregon që s’kanë naj far projekti dhe që barazia për konceptin e Qeverisë Kurti është si një punëtor i Behgjet Pacollit, si një doktor në sektorin privat, si një lypës”, tha Syla.
Ttutje shtoi se e gjithë kjo ka të bëjë me pamundësinë e Kurtit për shtyrjen e pagave, e që thotë se për këtë ka presion të madh prej sindikatave.
“Por a janë këta përsona që thojke Albin Kurti: Rryma ka qenë aq lirë, sa që nuk po e dijnë nga sa po e pagujnë, a janë qëta nga 100 euro ata të jystickat që i përmendke ministrja Rizvanolli me kursy rrymën, pra kujna po ia jep 100 euro. A koka qajo popullata që sqenka e varfër kur po i bën do politika, apo kur spo ka qa me bo po i qet ka 100 euro, edhe tha do t;i hapi kuzhinat popullare. Kujna do me i jep buk Albin Kurti? Kon don me mbajt me 100 euro?
Unë mendoj që krejt kjo politikë ka të bëjë me pamundësinë e Kurti për shtyrjen e Ligjit të Pagtave që ka presion të madh prej sindikatave.
Lidhje ska me qeverisje, sa më shpejt që ec është edhe ma mirë për neve edhe për të se don me u bo horë me këto politika”, tha Syla.