Deda: Ngërçi politik u zhbllokua, por sfidat kushtetuese të Kuvendit vazhdojnë
Deputeti Ilir Deda komentoi zhbllokimin e ngërçit politik pas zgjedhjeve duke theksuar se PDK-ja e mbajti fjalën dhe kontribuoi për tejkalimin e situatës, ndërsa një pjesë e AAK-së gjithashtu ndihmoi në këtë proces.
Megjithatë, sipas Dedës, saga e konstituivit të Kuvendit nuk ka përfunduar. Ai vlerëson se mbetet çështje kundërkushtetuese votimi për nënkryetarët e komuniteteve joshumicë, i cili nuk mund të bëhet ndaras dhe kandidatët nuk mund të imponohen nga deputetët e tjerë.
Deda paralajmëron se këtë situatë mund ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese, ndërsa thekson se për momentin po vazhdohet me një bllokadë të qëllimshme në procesin parlamentar. /Kosova.info/
