Ditët e miqësisë së gazetarëve, mbi 100 përfaqësues të mediave më të njohura zbarkojnë në Prishtinë

Mbi 100 përfaqësues të mediave më të njohura të gjithë hapësirës shqiptare dhe diasporës dhe nga konfederata ndërkombëtare më 25 shkurt të këtij viti do të zbarkojnë në Prishtinë për të zhvilluar aktivitetin tashmë të njohur “Ditët e miqësisë së gazetarëve”.

Ky do të jetë edicioni i dhjetë që do të do të zhvillojë Unioni i Gazetarëve shqiptar, dega shqiptare në Elbasan në partneritet me organizatën Ress Egnatia dhe mbështetjen e UGSh të veprimtarisë rajonale në të cilën do të jenë edhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Në ditën e parë do të bëhet prezantimi I librit “Hotel Bejruti” i gazetarit të njohur Nehat Islami një botim nga UGSh.

Menjëherë pas kësaj ngjarje është paraparë një tryezë me temën “Skenat mediatike në kërkim të një tregu mediatik” të cilën do ta drejtojë kryetari I UGSh Aleksandër Cipa.

Po ashtu si një traditë tashmë disa vjeçare, organizatorët do të bëjë ndarjen e disa çmimeve.

Në ditën e dytë parashihet të bëhet një pritje nga autoritetet zyrtare të Republikës së Kosovës.

Të njëjtën ditë do të ketë një takim me gazetarët e Mitrovicës. Ndërsa më pas një vizitë në drejt Kullës së Jasharajve. /Kosova.info/

Go to TOP