Dafina Zeqiri me plot elegancë në MPJ-në e Suedisë, nuk arrin të fitojë çmimin “Eksporti Muzikor i Vitit”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë sot (e mërkurë) prezente në “sallonin e kaltër” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë.

Aty është mbajtur ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve të muzikës për artistët e suksesshëm që i japin kontribut promovimit të Suedisë jashtë vendit.

Zeqiri ishte nominuar në kategorinë “Eksporti muzikor i vitit”, për shkak se ka nënshtetësi suedeze, ndërsa zhvillon një karrierë shumë të suksesshme muzikore jashtë kufijve të saj, në rastin konkret, në tregun shqiptar.

Përkundër nominimit, Dafina nuk ia doli ta fitojë këtë çmim, i cili shkoi në duart e Oscar Holte.

Ky i fundit është autor këngësh i emrave të njohur ndërkombëtarë si: Christina Aguilera, Katy Perry, Justin Timberlake dhe The Weeknd.

Si e nominuar, Dafina ka marrë pjesë në këtë ngjarje e shoqëruar nga i dashuri i saj, reperi DJ Geek.

Ajo është dukur mjaft atraktive e veshur me një fustan të zi elegant, ndërsa shoqërohej në këtë event nga i dashuri i saj.

Dafina përndryshe është lindur dhe rritur në Suedi, por karrierën e saj e ka zhvilluar në Kosovë, që nga viti 2008.

Go to TOP