Dafina Zeqiri me dedikim dashurie ndaj DJ Geekut: Bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, prej vitesh është në lidhje me DJ Geek, i cili njëherësh shërben si DJ personal i saj.

Dyshja janë mjaft aktivë dhe të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndajnë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.

Nuk mungojnë herë pas here edhe dedikimet e përzemërta që çifti ia bëjnë njëri-tjetrit.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Së fundmi, ka qenë Dafina ajo e cila ka publikuar në InstaStory një imazh të përbashkët, ku Geek shihet duke i dhënë një përqafim të ngrohtë në faqe.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“I dashur bashkëshkrorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua”, shkroi këngëtarja Zeqiri në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të njëjtën DJ Geek e rishpërndau në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Super grua, të dua edhe më shumë”.

Foto: DJ Geek/InstaStory

Dafina përndryshe është në përfundim e sipër të një bashkëpunimi të ri me reperin Elinel, të cilin ka paralajmëruar se do ta sjellë së shpejti.

Go to TOP