Bllokimi i vendimit të ZRRE’së nga gjykata, çka tash e tutje?

Juristët thonë se edhe pas vendimit të gjykatës për bllokimin e rritjes së çmimit, faturimi do të vazhdojë të bëhet me tarifa të larta deri pas vendimit përfundimtar të gjykatës. Ndërkohë nga ZRRE’ja kanë bërë të ditur se do të ankohen në Gjykatën e Apelit sapo të marrin vendimin.

Këtë zhurmë brenda objektit të ZRRE-së e kishin bërë për të kundërshtuar vendimin e tyre. Por anëtarëve të PSD dhe qytetarëve të tjerë që kundërshtuan tarifat shtrenjtuese, ju erdhi një lajm i mirë.

Kjo pasi Gjykata Themelore në Prishtinë miratoi një padi të partisë në opozitë PDK-së, kështu që me këtë rast u bllokua vendimi për rritje të çmimit.

E nga kjo parti, përmes një konference për media përshëndeten veprimet e tyre qe kishin ndërmarrë.

Kurse deputeti Ferat Shala tha se vendimi i gjykatës është motiv shtesë për komisionin hetimor.

Ndërsa, juristi Arbër Jashari deklaron se deri në vendimin e ardhshëm, rryma do të faturohet me tarifën e lartë.

Por cila është procedura që duhet të ndiqet sipas juristit Jashari?

Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë ditës kanë bere të ditur se  do të ankohen në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të shtyrë ekzekutimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.

Go to TOP