Copernicus: Një re e madhe pluhuri sahariane pritet të godas Evropën

Parashikimet nga shërbimi i monitorimit të atmosferës Copernicus treguan më herët se Evropa do të goditet nga një pluhur saharian.

Pluhuri, i cili tashmë ka prekur Kontinentin e Vjetër, po lëviz nëpër Gadishullin Iberik dhe në ditët në vijim do të kalojë Francën dhe do të vazhdojë në drejtim të Evropës veriore dhe qendrore.

Copernicus ka monitoruar lëvizjen e grimcave të pluhurit të aerosolit nga Sahara që nga 20 shkurti. Pluhuri mund të arrijë në Evropën Qendrore dhe Lindore në ditët e ardhshme.

Go to TOP