Çka po e lidh Kosovën me simbolin “Z”

Bashkëpunëtorja shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, Ivana Stradner, ka shpërndarë në Twitter simbolet e agresionit rus në Ukrainë, të destinuara veçanërisht për Kosovën.

“Me sa duket, shenja ‘Z’ nuk është e lidhur më vetëm me agresionin rus në Ukrainë. ‘Telegram’ rus tani promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”, ka shkruar Strander.
Stradner, në një intervistë për REL, gjatë javës, tha se situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët tjera, është më serioze dhe mund të përshkallëzohet për shkak të provokimeve shtesë, si nga Beogradi, ashtu edhe nga ndikimi rus.


Ajo thotë se NATO-ja duhet të përdorë retorikën që do t’ia bëjë të ditur Serbisë dhe Rusisë se “nuk është lodër”.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka komentuar simbolin rus të agresionit në Ukrainë, shkronjën “Z” tash mbi hartën e Kosovës, duke thënë se në veri të vendit tonë ka prezencë ruse.

“Simbolet e agresionit rus ne Ukrainë, me simbole shtesë edhe për Kosovën. Në veri, ka prezencë ruse këto ditë. Ajo po shtohet përditë”, ka shkruar Musliunë rrjetin social Facebook.

Më tej ai ka thënë se “Edhe të armatosur, struktura paramilitare. Të kontrolluara nga kreu i Serbisë, krimineli Vuçiq. Aleati më i madh i Putinit dhe sehirebërësi qe e ka vënë një pjesë të Evropës në gjumë!”


Tensionet në veri të Republikës së Kosovës janë shtuar që nag koha e barrikadimit të serbëve.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se ka njerëz të armatosur.

Në anën tjetër, për ditën e nesërme, grupe të esktremit të djathtë serb, të lidhur ngusthë me Federatën e Rusisë, nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, kanë deklaruar se do të vijnë në Jarinë për ta “çliruar Jarinën”.

Go to TOP