Cili do të jetë roli i rep artistit Mozzik në spektaklin e sotëm Prime të Big Brother VIP Kosova?

Spektakli i sotëm Prime i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova pritet të jetë i mbushur me befasi nga më të ndryshmet.

Madje, “Vëllai i Madh” është përkujdesur që mysafirëve në studion gjigante nga ku transmetohet spektakli si dhe të gjithë audiencës së gjerë t’i prezantojë në skenë një prej emrave më eminentë në sferën e muzikës shqiptare.

Bëhet fjalë për rep artistin Mozzik, i cili sonte do të performojë ‘live’ në spektaklin Prime të kësaj të premteje.

Përndryshe, Mozzik është vëllai i Getinjos, ky i fundit ka qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova për disa javë, ndërsa ka dalë nga aty me dëshirën e tij.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Go to TOP