Çfarë “suksesi” kanë arritur rusët me agresionin në Ukrainë, sipas këshilltarit të Zelenskyt
Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, publikoi në Twitter një listë të “sukseseve” të Rusisë pas dy muajsh lufte.
Sigurisht që sukseset në këtë rast janë figurative. Ai mendon se Rusia e ka dëmtuar rëndë veten me sulmin ndaj ukrainasve.
“Dy muaj lufte po i vjen fundi, çfarë ka arritur Kremlini?
1. Ukraina është e bashkuar si kurrë më parë
2. Perëndimi është konsoliduar
3. Lobistët pro-rusë nuk kanë të ardhme
4. Nord Stream 2 mbyllet përgjithmonë
5. Ekonomia e Rusisë është në kolaps
6. Trupat ruse kanë shënuar mijëra humbje
Ai më tutje ka shkruar se rusët nuk e kuptojnë rendin botëror në vitin dhe se vet e kanë humbur “lojën e shahut”.
“Duke filluar këtë luftë, Kremlini ka treguar se nuk e kupton rendin botëror në vitin 2022. Autoritetet ruse kanë mbajtur një master class se si të humbasin vet lojën e shahut. Rezultati është izolim i plotë politik dhe ekonomik”, ka shkruar Podoliak.
