Certifikohen pjesëtarët e operacioneve

Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të operacioneve speciale në kurset kualifikuese për Operacione Psikologjike dhe Çështjeve Civile.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, theksuan rëndësinë e operacioneve speciale si njësi e veçantë në FSK dhe për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen dhe zhvillimin e operacioneve speciale.

“Rezultatet e pjesëtarëve të FSK-së përgjatë gjithë trajnimit, tregojnë edhe një herë për përgatitjen e lartë që ka ushtria jonë”, ka shkruar Ministri në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP