Çeku dhe Kurti vizitojnë shtëpitë tradicionale në Prishtinë – Restaurimi drejt përfundimit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë vizituar disa nga shtëpitë tradicionale në Prishtinë, të cilat janë në fazën përfundimtare të restaurimit. Familjet Kurtesh Sylejmani, Sali Safqi dhe Hynilerët janë ndër ato që po përfitojnë nga ky projekt për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Pjesë e vizitës ishte edhe ndërtesa e Kryqit të Kuq në kryeqytet, ku punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë.

“Këto asete do të vazhdojnë t’i ruajnë dëshmitë e së kaluarës, ndërsa do të jenë pjesë e përvojës kulturore që ofron Prishtina,” theksoi ministri Çeku.

Restaurimi i shtëpive tradicionale është pjesë e përpjekjeve institucionale për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë arkitektonike dhe kulturore të vendit duke e kthyer atë në një vlerë të shtuar për qytetarët dhe vizitorët. /Kosova.info/


Go to TOP