Çeku deklaron hakimin e profilit në Facebook: Kërkon falje për postimet e papërgjegjshme ndaj AKI-së

Gazetari investigativ Fitim Çeku ka njoftuar se profili i tij në Facebook ka qenë jashtë kontrollit të tij nga data 1 shtator deri para një ore.

Sipas Çekut, persona me qëllime të këqija kanë publikuar një postim lidhur me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), por me ndihmën e institucioneve, ai arriti të rikthejë profilin e tij.

Çeku shprehu keqardhje për çdo shqetësim apo dëmtim të imazhit të AKI-së dhe nuk është në dijeni për postimet e publikuara gjatë kësaj periudhe. /Kosova.info/


Go to TOP