Cakolli: Asnjë vendim nga Kuvendi deri më 8 gusht

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimtarisë së Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Cakolli ka thënë se sipas vendimit të Gjykatës, nga data 27 korrik deri më 8 gusht, Kuvendit i ndalohet të marrë çfarëdo vendimi përveç konsumimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituim.

“Kuvendi do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30-ditor, por nuk do të mund të marrë asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht,” shkroi Cakolli.

Sipas tij, kjo masë është që vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe është e ndërlidhur me kërkesat e parashtruara më herët nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).


Go to TOP