Buzhala kritikon Abdixhikun: Nuk i ka fituar zgjedhjet, po sillet si mandatar – LDK do ta çonte Kurtin në Kushtetuese për të njëjtën gjë

Gazetari Viktor Buzhala ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka nisur takimet me partitë politike për të diskutuar formimin e një qeverie të re, pa pasur një mandat zyrtar.

Sipas Buzhalës, Abdixhiku po vepron si të kishte fituar zgjedhjet dhe si të kishte marrë mandatin për formimin e qeverisë, pa e respektuar vullnetin qytetar të shprehur përmes votës.

“Lumir Abdixhiku kry në veti e mur mandatin për formimin e qeverisë, ia nisi me i thirrë partitë politike për me u dakordu për formimin e saj. Kadal, haver, se di kush tjetër i ka fitu edhe votat, edhe mandatin e popullit për këtë punë,” ka shkruar Buzhala.

Ai theksoi se nëse një veprim të tillë do ta kishte bërë Albin Kurti, në rrethana të kundërta, LDK nuk do të kishte hezituar të dërgonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese duke e cilësuar këtë sjellje si standard të dyfishtë. /Kosova.info/


Go to TOP