Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

BQK publikon plan për veprim shtesë për dinar, liston lehtësirat

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar planin me veprime shtesë, të cilat pritet të realizohen në një afat prej më pak se tre muajsh, si lehtësim për qytetarët serbë pas ndalimit të qarkullimit të dinarit në vend.

Sipas njoftimit, përveç linjës telefonike pa pagesë, BQK tashmë ofron edhe lehtësim të kushteve për hapje llogari bankare, hapja e llogarive bankare në mënyrë mobile nga bankat komerciale, zgjerimi i prezencës me degë bankare.

“Pezullimi i përkohshëm i tarifës të BQK-së e aplikueshme për hapje të degëve/zyrave, për të inkurajuar institucionet financiare jobankare (me theks për këmbimore) të licencuara për hapjen e zyrave në Komunat e Kosovës me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore”, njofton BQK.

Vendosja e bankomatëve dhe pajisjeve për pagesa elektronike, lehtësimi i procesit të këmbimit të dinarëve në euro, rritja e qasjes në financa, rishikimi i kushteve të konvertimit me trajtim preferencial gjatë pranimit të fondeve dhe tërheqjes në bankomate me kartela të skemave ndërkombëtare të lëshuara jashtë Kosovës janë pikat e tjera të planit me veprime shtesë.

“Ky plan kontribuon veçanërisht tek qytetarët me qasje të kufizuar në financa dhe shërbime financiare dhe mundëson rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, si angazhime të vazhdueshme të BQK-së mbi bazën e praktikave më të mira evropiane”, vazhdon njoftimi. /Kosova.info/

Go to TOP