Bordi i Drejtorëve të KEK-ut liron nga detyra kryeshefin Nagip Krasniqi

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar se ka liruar nga detyra kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqi.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a.  ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish kryeshefin Ekzekutiv, Nagip Krasniqi”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Në këtë komunikatë nuk specifikohet arsyeja e largimit të kryeshefit, teksa vetëm përmendet që vendimi është marrë duke qenë të përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare.

Bordi i Drejtorëve të KEK ka bërë të ditur se së shpejti do të inicojë procedurat për shpalljen të konkursit publik për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP