Çfarë i ndodhi Bora Zemanit gjatë spektaklit? Moderatores i vjen për të qarë nga gjendja e saj, Donaldi i qëndron pranë dhe publikon pamjet
Bora Zemani dhe Donald Veshaj tashmë janë bashkë dhe nuk ngurojnë të shfaqen publikisht me njëri-tjetrin. Madje, edhe postimet në rrjetet sociale janë të shumta.
Së fundmi, aktori ka ndarë në Instastory një foto nga prapaskenat e “Dancing With The Stars”, ku shfaqen këmbët e Borës të lënduara nga takat.
“Gjynah”, ka shkruar Donaldi krahas fotos, duke treguar se i ka qendruar partneres pranë.


