Boksieri shqiptar në formë të lartë, e detyron kundërshtarin të dorëzohet
Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj po kalon në një formë fantastike në karrierën e tij.
Ai e ka realizuar një tjetër fitore të rëndësishme në boksin profesionist, kundër Mawuli Folivi.
25-vjeçari e ka detyruar kundërshtarin e tij ta dorëzoj luftën në rundin e katër.
Kjo është shenjë që boksieri shqiptar ka qenë në formë tejet të lartë përballë ganezit.