Trump deklarohet pas të shtënave: Nuk do dorëzohem kurrë!
Kandidati presidencial republikan në ShBA, Donald Trump është deklaruar për herë të parë që nga raportimet e sotme se pati të shtëna në pronën e tij në Florida, ku dhe vet ishte prezent.
Ai konfirmon përmes një njoftimi se kishte të shtëna, dhe se nuk është prekur nga to.
”Kishte të shtëna armësh në afërsi, por përpara se thashethemet të dilnin jashtë kontrollit, doja që ju të dëgjoni së pari këtë: JAM I SIGURT DHE MIRË!
Asgjë nuk do të më ngadalësojë. Nuk do të dorëzohem kurrë!”