Blero dhe Afrona me thumba dhe kundërpërgjigje për njëri-tjetrin?

Këngëtari Blero dhe modelja e njohur Afrona Dika, muaj më parë përfunduan në titujt e shumë prej mediave rozë.

Kjo pasi thuhet se ish-çifti i dhanë fund martesës së tyre, ndonëse vet asnjëri prej tyre nuk u prononcuan lidhur me këtë çështje.

Mirëpo se dyshja kanë raporte të ftohura mes vete, këtë e dëshmon edhe fakti se ata nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

Afrona së fundmi publikoi në InstaStory një thënie të shkurtër, e cila nga disa fansa u pa si një “thumb” i vogël për ish-bashkëshortin e saj.

“Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë sa mosha jote. Ti e kupton në sa gjëra pa lidhje ke humbur kohë”, kishte shkruar ajo në postimin e saj.

Foto: Blero/InstaStory

Ndërkohë, në anën tjetër edhe këngëtari i hitit “Fotografia” bëri një reagim pa adresë, por që la të kuptohet se mund të jetë një kundër-përgjigje për ata që hedhin kunja në drejtim të tij.

“Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”, shkroi Blero në InstaStory.

Foto: Blero/InstaStory

Këngëtari emri i vërtetë i së cilit është Blero Muharremi, thuhet gjithashtu se është duke nisur një biznes të ri në Zvicër, e që për rastësi është vendi ku është lindur dhe rritur Afrona – e cila gjatë martesës thuhet edhe sa ka qenë insistuese që çifti të zhvendoseshin atje.

Go to TOP