Bislimi takon shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, temë edhe rritja ekonomike

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Zëvendëskryeministri Bislimi e uroi z. McGurk për marrjen e detyrës së re gjatë periudhës së fundit, gjersa ky ishte takimi i parë mes tyre. Duke folur mbi sukseset e këtij mandati qeveritar, zëvendëskryeministri veçoi ndër të tjera rritjen ekonomike të vendit, rritjen e punësimit dhe prodhimtarisë.

Gjatë bisedës u trajtuan edhe raportet periodike të OSBE-së për Kosovën, si dhe bashkëpunimi në tema me interes të përbashkët.

Në vijim, zëvendëskryeministri shprehu vullnetin për bashkëpunim efektiv, si dhe vlerësoi rolin e OSBE-së në etapat shtetndërtuese të vendit tonë dhe të forcimit të institucioneve. /Kosova.info/


Go to TOP