Bislimi takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali, flasin për situatën në veri

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.

“Gjatë takim u bisedua mbi progresin që Kosova e ka bërë në proceset e integrimit evropian dhe zhvillimin e vendit. Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadoren dhe mbi procesin e dialogut, veçanërisht takimet e mbajtura muajin e kaluar në datat 2 dhe 15 maj, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se mbi zhvillimet e fundit dhe situatën në veri të vendit, Bislimi theksoi nevojën dhe domosdoshmërinë për dënimin ashpërsisht të sulmeve të bandave kriminale të dirigjuara e orkestruara nga Beogradi ndaj qytetarëve, KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëve.

Go to TOP