Bie besimi në ekonominë shqiptare, qytetarët dhe bizneset pesimistë

Bizneset dhe qytetarët nuk janë optimistë për situatën ekonomike.

Gjendjen e dëshmon Banka e Shqipërisë në anketën e muajin korrik, ku Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u ul me 2.5 pikë.

Rënia u përcaktua nga përkeqësimi i besimit në industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Edhe konsumatorët kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si muajt paraardhës. Ata thanë se nuk presin rritje të të ardhurave, madje situata e tyre financiare do të përkeqësohet.

Shumica e tyre thanë se blerjet e produkteve bazike, u kanë zvogëluar kursimet mujore.

Banka qendrore bën 12 pyetje për qytetarë të rastësishëm, për gjendjen financiare, çmimet, kursimet dhe blerjet e mëdha.

Të dhënat për ndjesinë ekonomike në vend tregojnë se ky nuk është momenti më i keq, pasi periudha më dekurajuese është shënuar në fillimet e pandemisë në mars 2020.

Go to TOP