Besa Shahini viziton shoqatat e invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së
Kandidatja e PDK-së, Besa Shahini dy kandidatet për asamble, vajzat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anita Shabani Cacaj dhe Sonila Pllashniku, vizituam shoqatat e invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së.
Ajo u shpreh se për njerëzit që sakrifikuan për liri, siç tha, është detyrë e institucioneve të kujdesen me përkushtim.
“Me kandidatët për asamble, vajzat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anita Shabani Cacaj dhe Sonila Pllashniku, vizituam shoqatat e invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së”.
“Për njerëzit që sakrifikuan më së shumti për lirinë tonë, është detyrë e institucioneve të kujdesen me përkushtim. Mirënjohja duhet të shndërrohet në vepra konkrete – në mbështetje të vazhdueshme dhe dinjitoze për ta dhe familjet e tyre”, ka shkruar tutje Shahini.
