Berisha: S’jemi në betejë për zyrën, por për të mbrojtur pluralizmin politik
Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat pas protestës së dhunshme të ndodhur në selinë blu tha se beteja nuk është për një zyrë por për të mbrojtur pluralizmin politik në vend.
“Dhunë dhe terror policor i paparë ndonjëherë në historinë e protestave. Sot u faktua thjesht dhe përfundimisht se Lulzim Brava është në një aleancë krimi, gazi, dhune ndaj demokratëve dhe PD me Edi Ramën peng marrësin e tij. E vërteta është se protesta madhështore ishte tërësisht paqësore. Protesta kishte për detyrë të hapte dyert e blinduara nga Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha. 12 demonstrues janë në spitale, janë ndaluar pa asnjë motiv, të rinj të kapur në rrugë për fajin e vetëm se kanë marrë pjesë në protestë. Pavarësisht nga këto veprime të një tradhtari të vërtetë që sot nxori më shumë fytyrën e tij. Unë i garantoj se Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD do tu japë përgjigjen në kohën më të shpejtë. Ne nuk jemi në betejë për një zyrë, jemi në betejë kundër një përpjekje armiqësore të hapur në mbrojtje të pluralizmin politik në Shqipëri. Shqiptarët panë se ka më në fund një opozitë të vërtetë të tyre që është e gatshme të përballet dhëmb për dhëmb nga regjimi më i keq që nga koha e Enver Hoxhës. De fakto Basha zëvendësoi puçin e familjes, u bë ministri i brendshëm i Edi Ramës me qëndrimin ndaj demokratëve. I qëndroj plotësisht dhe me vendosmëri karakterit paqësor të protestës sonë. Do jemi në protestë dhe vetëm protesta”, tha Berisha.
