Berisha: Kurti ndërroi qëndrimet për votat e Presidentit, sot futi Glaukun me 66 vota

Arta Berisha ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç i quajti ajo, ndryshim të vazhdueshëm të qëndrimeve lidhur me zgjedhjen e Presidentit.

Sipas saj, fillimisht Kurti kishte deklaruar se për zgjedhjen e Presidentit nevojiten 80 vota. “Kur Vjosa i siguroi ato vota, tha: ‘Jo, duhen 83-84’. Kur i siguroi edhe ato vota, tha: ‘Jo, duhen garanca me 84-85 vota të sigurta’”, ka shkruar Berisha.

Ajo pretendon se në fund, Vetëvendosje ka ofruar vetëm nënshkrime, por pa dhënë mbështetje dhe votë për Vjosa Osmani.

Berisha ka kritikuar edhe përfshirjen e Glauk Konjufca në proces duke theksuar se ai po futet në garë me vetëm 66 vota.

“Populli bar nuk ha”, ka përfunduar ajo reagimin e saj duke e shoqëruar me hashtagun #VjosaKryeministre. /Kosova.info/


Go to TOP