Berisha: Kosovës i duhet lidership i ri dhe bashkim politik para zgjedhjeve
Avokati dhe analisti Besnik Berisha ka bërë thirrje për rikonfigurim të skenës politike në prag të zgjedhjeve duke vlerësuar se vendi nuk ka më luksin të futet në proces elektoral me logjikën e vjetër të fragmentimit dhe rivaliteteve personale.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për krijimin e dy ose tri blloqeve të mëdha politike, të afta për të prodhuar stabilitet qeverisës, vendimmarrje dhe përgjegjësi institucionale.
Berisha theksoi se thelbi i ndryshimit nuk qëndron vetëm te bashkimet politike, por te lidershipi që bashkon njerëzit, ndërton besim publik dhe nuk i frikësohet garës së brendshme.
Ai shtoi se zgjedhjet e ardhshme nuk duhet të jenë garë mes emrave, por mes modelit të vjetër politik dhe një modeli të ri që, sipas tij, duhet të nisë të ndërtohet menjëherë. /Kosova.info/
