Rama: Prishtina po shndërrohet në destinacion serioz investimesh, 59 letra interesi për 19 projekte
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti po hyn në një fazë të re zhvillimi ekonomik duke u shndërruar nga një treg në zhvillim në një destinacion tërheqës për investime.
Sipas tij, në Konferencën Amerikane të Investitorëve janë prezantuar 19 projekte transformuese, ndërsa 58 investitorë kanë shprehur interes për to. Rama theksoi se këto projekte përfaqësojnë vizionin e qartë të qytetit për një të ardhme të bazuar në zhvillim, rritje ekonomike dhe mundësi reale për qytetarët.
Ai bëri të ditur se konferenca mblodhi mbi 500 pjesëmarrës, përfshirë investitorë ndërkombëtarë dhe sipërmarrës vendorë, me mbështetjen e Embassy of the United States in Pristina, American Chamber of Commerce in Kosovo, Kosovo United States Association, si dhe institucioneve financiare si U.S. International Development Finance Corporation, European Bank for Reconstruction and Development dhe International Finance Corporation.
Rama vlerësoi se nënshkrimi i 59 Letrave të Interesit është dëshmi konkrete se Prishtina po bëhet një destinacion serioz për investime dhe se krijimi i kushteve të favorshme për biznesin sjell rezultate të prekshme.
“Prishtina është e hapur për investime, e orientuar drejt rritjes dhe e vendosur të ndërtojë partneritete afatgjata”, ka theksuar ai. /Kosova.info/
