Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci kthehen sërish bashkë?

Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre një muaj më parë, gjegjësisht në shtator.

Bëhet fjalë për këngëtarin Robert Berisha dhe partneren e tij, blogeren Laureta Maqedonci.

U raportua se ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik dhe mes tjerash edhe përmes vëmendjes nga portalet ajo që ka bërë që në çift të lindin mospajtimet e para.

Foto: Instagram

E vetëm një muaj më vonë duket se dyshja janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet së fundmi prezantuesi shqiptar me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory.

Ai ndau një imazh duke mbajtur dorën e një femre, ku shkruante: “Majtas & Djathtas përgjithmonë”.

Foto: Instagram

Kjo ka bërë që të mendohet rikthimi i tyre pasi i ka theksuar shkronjat ‘L dhe R’, që nënkuptojnë Laureta Robert.

Nora Istrefi nga ana tjetër në një intervistë dhënë në “Më lër të flas” nuk e përjashtoi mundësinë e ribashkimit me ish-bashkëshortin. 

Go to TOP