Beogradi i mbledh katër kryetarët e Veriut, bashkë me Petkoviqin i drejtohen opinionit
Ministri i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, do të shkojë në Beograd sot për t’iu drejtuar opinionin bashkë me kryetarët e katër komunave të veriut.
Atje do t’i presë drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Kosovës, Petar Petkoviq, i cili pritet që edhe ai t’u drejtohet mediave.
Për këtë ka lëshuar komunikatë vetë zyra e Petkoviqit.
Konferenca për media do të mbahet në sallën e shtypit të qeverisë serbe.