Beniada në BB VIP: Nuk kam jetuar këtu, gënjej nëse do të them që do të marrë një burrë shqiptar

Modelja me prejardhje nga Shqipëria, e rritur në Itali, Beniada Nishani, po vazhdon qëndrimin në shtëpi prej më shumë se 100 ditësh.

Me pozitivitetin dhe energjinë që përcjell brenda, ajo ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe njerëzve që e ndjekin nga jashtë.

Beniada Nishani (Foto: Instagram)

“Ndoshta shqiptar, ndoshta do të njoh një tajlandez, një argjentinas. Nuk ka pasur asnjëherë rëndësi. Do të gënjej nëse do të them shqiptar nuk kam jetuar këtu kur kam njohur shok kam parë se kultura ime me ta nuk përputhet”, u shpreh Beni.

Ajo deri më tani nuk është përfshirë në asnjë debat brenda shtëpisë së famshme dhe ruan marrëdhënie të mira me të gjithë banorët.

Natën e sotme duhet theksuar se do të ketë dy eliminime për herë të parë brenda natës. 

Go to TOP