Bekë Berisha me një kërkesë të thjeshtë në Kuvend: Hiqeni orën policore
Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha, në seancën që po mbahet të martën, ka kërkuar largimin e orës policore.
“Kërkoj me u hjek ora policore. Kjo orë policore nuk ndihmon zhdukjen e pandemisë. Masat nuk po i respekton askush, për ma keq, po e dëmton konceptin e sigurisë. Të gjitha vendet në botë i kanë hjekë këto masa. Nuk ka nevojë në emër të masave të dalë policia të kërkojë njerëz për armë pa leje”, ka deklaruar ai.
Ai ka shfaqur dyshime edhe për çështjen e testimeve të rekrutëve të rinj në Policinë e Kosovës.
“Ne zyrtarisht kemi nivelin më të ulët të arsimit, kurse testet e Policisë janë një kuotë të nivelit intelektual. Këta djem dhe vajza konkurrojnë për polic të Kosovës, jo për akademi të shkencave”.
